Juventus mirëpret Milan sonte në xhiron e gjashtë të Serie A në derbin e madh italian.
Ekipi i trajnerit kroat Igor Tudor nuk ka pësuar humbje në kampionatin e Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe aktualisht është në vendin e pestë në Serie A.
Milan i kapitenit kroat Luka Modriq është aktualisht i pari me të njëjtin numër pikësh si Napoli, Roma dhe Interi, raporton KosovaPress.
Futbollisti Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e ekipit startues të bardhe-zinjve dhe do të jetë në bankën rezervë.
“Zonja e vjetër” në këtë ndeshje, e cila fillon nga ora 20:45, do të luajë pa Juan Cabal, Arkadiusz Milik, Bremer dhe Fabio Miretti, ndërsa Milan pa Pervis Estupinan e Ardon Jasharin.
Juventus: Di Gregorio - Gatti, Rugani, Kelly - Kalulu, Locatelli, McKennie, Cambiaso - Conceicao, Yildiz - David
Milan: Maignan - Tomori, Gabbia, Pavloviq - Saelemaekers, Fofana, Modriq, Rabiot, Bartesaghi - Gimenez, Pulishiq