Hojlund lë prapa “ëndrrën” e tmerrshme që kaloi në teatrin e Manchester United

- Bota Sot

Hojlund lë prapa “ëndrrën” e tmerrshme që kaloi në teatrin e Manchester United

Rasmus Hojlund është duke e shijuar aventurën e tij të re te skuadra e Napolit.

Pas kontributit në mesjavë në Champions, në fitoren e Napolit ndaj Sportingut, ku Hojlund realizoi dy gola, ai ka kontribuar me një tjetër gol sot në fitoren me përmbysje të Napolit në Serie A ndaj Genoas.

Pas një aventure jo te këndshme te Manchester United, duket që rikthimi i tij ne futbollin italian, ka qenë vendimi më i mirë. Ai është përshtatur tej mase në stilin e lojës së Antonio Contes, i cili ka arritur t’ia rikthejë vetëbesimin sulmuesit danez.

Këtë e tregon fakti, që ai ka shënuar 4 gola në 6 takime në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, aq sa kishte total në 32 takime në Premier League sezonin e kaluar.



Read it all at Bota Sot