Atletico zhgënjen ndaj Celta Vigos

- Bota Sot

Atletico zhgënjen ndaj Celta Vigos

Atletico Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1:1 në transfertë ndaj Celta Vigo, në ndeshjen përmbyllëse të javës së tetë në La Liga.

“Colchoneros” e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur avantazhin që në minutën e 6-të, falë autogolit të Carl Starfelt. Suedezi i pafat, dërgoi në rrjetë pasimin brenda zonës të Pablo Barrios.

Në minutën e 40-të, Atletico mbetet me një lojtar më pak, pasi Clement Lenglet mori kartonin e dytë të verdhë brenda pak minutash dhe u largua nga fusha.

Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 68-të me të zakonshmin Iago Aspas. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Atletico Madrid mbetet në vendin e pestë me 13 pikë.



Read it all at Bota Sot