Merz: Rusia dëshiron të shkatërrojë rendin e pasluftës

- Bota Sot

Merz: Rusia dëshiron të shkatërrojë rendin e pasluftës

Akoma nuk dihet se kush është përgjegjës për incidentet me dronë, por Kancelari i GjermanisëFriedrich Merz në një intervistë në emisionin e autores Caren Mioska u shpreh se "kërcënimivjen nga ata që duan të na testojnë". Kancelari Friedrich Merz e sheh numrin në rritje të incidenteve me dronë në Gjermani si një "kërcënim serioz për sigurinë tonë". Përveç Aeroportit të Mynihut dhe Frankfurti edhe Kopenhagen është prekur ditët e fundit, tha Merz.

"Dyshimi ynë është se Rusiaqëndron pas shumicës së këtyre fluturimeve me dronë", tha ai. Ky kërcënim vjen "nga ata që duan të na testojnë". Kohët e fundit, janë raportuar edhe fluturime me dronë mbi objekte kritike për sigurinë në disa vende të BE-së dhe NATO-s. Rusia ka mohuar akuzat për aktivitete të tilla. Aeroporti i Mynihut ishte mbyllur së fundi të paktën dy herë për shkak të alarmeve për dronë, duke çuar në kufizime të konsiderueshme të trafikut ajror. Një raport mediatik se dronët u përdorën për qëllime ushtarake nuk është konfirmuar ende.

Deri tani nuk pa incidente

Deri tani nuk ka pasur incidente të armatosura si pasojë e fluturimit të dronave. Por Merz tha se "masiviteti" i incidenteve me dronë në javët e fundit ëdhtë diçka e re. Për fat të mirë, deri më tani nuk ka pasur "asnjë incident ose operacion të vetëm që përfshin një dron të armatosur".

Këto ishin "përpjekje për spiunazh" dhe "përpjekje për të trazuar popullsinë".

Mbrojtja nga dronët në Gjermani është përgjegjësi e policisë. Megjithatë, sipas Merz, policia nuk është ende e pajisur mirë. Nëse është e nevojshme, duhet të lejohet që dronët brenda Gjermanisë të rrëzohen edhe nga Bundeswehri. Prandaj, kabineti qeveritar planifikon të iniciojë një ndryshim ligjor këtë javë. Do të rishikohet edhe Akti Federal i Sigurisë së Aviacionit për të sqaruar përgjegjësitë e Bundeswehrit në mbrojtjen nga dronët.

Dobrindt kërkon një qendër për mbrojtjen nga dronët

Ministri i Brendshëm federal Alexander Dobrindt kërkon gjithashtu që Bundeswehri të jetë në gjendje ti ofrojë policisë ndihmë administrative në rrëzimin e dronëve. Ai ka kërkuar që të krijohet një qendër e përbashkët për mbrojtjen nga dronët, e cila do të bashkojë kompetencat e Policisë, Doganave, Zyrës Federale të Policisë Kriminale dhe autoriteteve shtetërore.

Në raportin nga Berlini, Kryeministri i Bavarisë Markus Söder gjithashtu mbështeti rregullimin e shpejtë të mbrojtjes nga dronët. "Është e arsyeshme dhe e rëndësishme që ne të forcojmë masivisht kuadrin ligjor dhe praktik për kapjen dhe mbrojtjen kundër dronëve", tha politikani i CSU-së.

Shumë pak është bërë në këtë drejtim deri më tani. "Tani bëhet fjalë për zbatimin e ligjeve shpejt", tha Söder. Qeveria e Bavarisë planifikon të prezantojë një ligj të ri për mbrojtjen nga dronët të martën, duke i lejuar policisë së shtetit të rrëzojë edhe dronë.

Merz ka dyshime serioze ndaj Rusisë

Kancelari Merz tha se Gjermania duhet të sigurojë sistemeve të mbrojtjes nga dronë. "Ekzistojnë teknologji në botë që e bëjnë të mundur mbrojtjen kundër kësaj - ne kemi nevojë për to."

Merz paralajmëroi edhe për kërcënimin që Rusia paraqet për Evropën. "Rusia dëshiron të shkatërrojë të gjithë rendin politik të pasluftës. Ne duhet të mbrohemi kundër kësaj tani, dhe ne po e bëjmë këtë," tha ai.

Ndihma për Ukrainën ka gjithmonë të bëjë edhe me "pengimin e Rusisë nga sulmi ndaj vendeve të tjera në Evropë", tha ai. "Kjo mund të ndikojë më pas në Moldavi, mund të ndikojë në shtetet baltike, mund të ndikojë në Poloni", paralajmëroi Merz.

"Ne duhet ta bëjmë NATO-n aq të fortë sa që Rusia të dekurajohet", theksoi Kancelari Merz. / REL



Read it all at Bota Sot