Del Piero lavdëron De Bruyne: Lojtar i jashtëzakonshëm

- Bota Sot

Del Piero lavdëron De Bruyne: Lojtar i jashtëzakonshëm

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Kevin De Bruyne në fitoren 2-1 të Napolit ndaj Genoas, ku ekipi napolitan përmbysi rezultatin me golin vendimtar të Rasmus Hojlund.

Sipas Del Pieros, De Bruyne tregoi qartësisht cilësitë e tij në momentet më të rëndësishme të ndeshjes.

“Sapo nuk shënon ose nuk jep asist, njerëzit fillojnë të flasin për të. Por ai është një nga ata lojtarë që gabimisht mendojmë se janë drejt fundit të karrierës, vetëm sepse kanë lënë një ekip të madh,” u shpreh Del Piero.

Ai shtoi se belgu po tregon profesionalizëm dhe motivim të lartë në aventurën e re me Napolin.

“Ata që kanë përvojë si ai dinë si ta menaxhojnë veten. Po i qasen këtij sfidimi me një motivim jashtëzakonisht të madh, sepse i janë bashkuar një skuadre që sapo ka fituar. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, theksoi Del Piero.

Fitorja e Napolit ndaj Genoas e mban skuadrën në garë për kreun e tabelës, ndërsa De Bruyne po tregon se mbetet një nga mesfushorët më të mirë në botë.



Read it all at Bota Sot