Buffon: Me Juventusin fitova 13 tituj, jo 11

- Bota Sot

Buffon: Me Juventusin fitova 13 tituj, jo 11

Kreu i delegacionit të Kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon, ka folur për mediat në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ku “Azzurrët” e trajnerit Gennaro Gattuso do të përballen me Estoninë dhe Izraelin.

Ish-portieri legjendar i Juventusit është ndalur edhe te e kaluara e tij me klubin bardhezi dhe skandali Calciopoli që tronditi futbollin italian në vitin 2006.

“Me Juventusin fitova 13 tituj kampionë, jo 11. Duhet të marrim në konsideratë edhe ato të fituara në fushë, të cilat u revokuan më pas nga vendimet gjyqësore. Për mua, këto tituj kanë të njëjtën vlerë,” deklaroi Buffon.

Në të njëjtin vit, pas shpërthimit të skandalit, Buffon ishte një nga figurat kryesore në suksesin e Italisë në Botërorin “Gjermani 2006”, duke ngritur trofeun më të madh në futboll.

Sot, ai po vazhdon kontributin e tij me Kombëtaren në një rol drejtues.

Sa i përket ndeshjeve që e presin Italinë, Buffon shprehu bindje për mundësitë e skuadrës në rrugën drejt Botërorit.

“Italia ka 90% shanse për të luajtur në play-off për kualifikim. Ndeshjet e fundit të grupeve duhet të na përgatisin që të arrijmë në atë fazë në formën më të mirë të mundshme. Me unitetin që kemi, çdo gjë është e mundur. Angazhimi i fortë ndaj ekipit kombëtar është thelbësor”, theksoi Buffon.



Read it all at Bota Sot