Trajneri suedez në prag të ndeshjes me Zvicrën i sqaron mosmarrëveshjet

- Bota Sot

Trajneri suedez në prag të ndeshjes me Zvicrën i sqaron mosmarrëveshjet

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Jon Dahl Tomasson, ka reaguar ndaj kritikave që i janë bërë ditëve të fundit, duke thënë se ai ka një stil drejtimi shumë të hapur dhe se shpërblen vetëm lojtarët që punojnë fort.

Problemi kryesor lidhet me portierin veteran Robin Olsen, i cili ka njoftuar se po largohet nga përfaqësuesja dhe refuzon të punojë me Tomasson. Largimi i tij ka shkaktuar debat të madh në Suedi dhe ka vënë trajnerin në qendër të kritikave.

Tomasson është bërë qendër e polemikave pas këtij vendimi të Olsenit, duke rikthyer në vëmendje edhe konfliktet e mëhershme që ai ka pasur me disa lojtarë. Gjatë konferencës për media të së hënës, trajneri danez është pyetur për stilin e tij të diskutueshëm të menaxhimit.

“Ata që përjashtohen duhet të shikojnë edhe vetveten”, ka thënë ai para ndeshjes vendimtare të Suedisë kundër Zvicrës në kualifikimet për Kupën e Botës. “Gjithmonë do të ketë mendime të ndryshme. Por një gjë mund ta them me siguri: si trajner jam shumë i hapur dhe i qartë për atë që pres nga lojtarët.Disa zhgënjehen kur nuk luajnë, por unë gjithmonë u tregoj se çfarë pres prej tyre. Nëse një lojtar e dëshiron, punon fort dhe jep maksimumin, ai do ta marrë shansin për të luajtur”.

Tomasson ka thënë se ai nuk shikon emrat e lojtarëve po punën e tyre. 

“Nuk shikoj emra, por paraqitjet në fushë. Shumë trajnerë zgjedhin lojtarë për shkak të emrit, unë nuk jam një prej tyre. Ata që janë të hidhëruar ose të pakënaqur le të shikojnë në pasqyrë: aty do ta gjejnë përgjigjen”, është shprehur ai. 



Read it all at Bota Sot