Ish-kampioni i botës me Italinë, Fabio Cannavaro, është emëruar trajner i ri i Kombëtares së Uzbekistanit, teksa vendi aziatik përgatitet për pjesëmarrjen e parë historike në Kupën e Botës 2026.
Lajmin e ka bërë të ditur këtë të hënë Federata e Futbollit të Uzbekistanit.
Cannavaro, që udhëhoqi Italinë drejt triumfit botëror në vitin 2006 si kapiten, do të ketë tani detyrën e madhe për të drejtuar Uzbekistanin në aventurën e tyre të parë në një Botëror. Në deklaratën zyrtare, federata e përshkroi atë si “një specialist të njohur dhe një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij”.
Trajneri pesëdhjetë e dy vjeçar ka pasur një karrierë të larmishme në stolin e trajnerit, duke drejtuar më parë skuadra në Kinë, Arabinë Saudite dhe Itali. Ai ka qenë gjithashtu për një periudhë të shkurtër trajner i përkohshëm i përfaqësueses së Kinës në vitin 2019.
Puna e tij e fundit ishte te Dinamo Zagreb, por qëndrimi në krye të klubit kroat zgjati më pak se katër muaj, duke përfunduar në prill të këtij viti.
Cannavaro do të zëvendësojë Timur Kapadzen, trajnerin që drejtoi Uzbekistanin drejt kualifikimit historik për Kupën e Botës gjatë muajit qershor