Real Madridi synon yllin e PSG-së

- Bota Sot

Real Madridi synon yllin e PSG-së

Gjiganti spanjoll Real Madrid po përgatitet që tani për merkaton e verës së ardhshme.

Sipas Fichajes, Real Madridi ka nisur lëvizjet për të përforcuar repartin ofensiv dhe është vënë pas lojtarit të krahut të djathtë të PSG-së, Desire Doue.

Doue ishte transferuar nga Rennes te PSG në verën e vitit 2024 për 50 milionë euro dhe kishte firmosur kontratë deri në vitin 2029.

Në sezonin e tij të parë të madh, ai kishte shkëlqyer në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asist, duke qenë vendimtar në fitoren e thellë të ekipit dhe duke u bërë një yll në ngritje në Europë.

Sipas lajmit, Real Madridi ka shprehur interes konkret për lojtarin. Klubi po mendon të caktojë një buxhet të konsiderueshëm për transferimin dhe madje të shitet një lojtar si Brahim Diaz apo Rodrygo për ta financuar marrëveshjen.

Drejtuesit besojnë se Doue, së bashku me Vinícius dhe Kylian Mbappé, do të formonin një treshe sulmuese shpërthyese dhe shumëdimensionale.



Read it all at Bota Sot