Ish - trajneri i Superiores drejt stolit të Flamurtarit

- Bota Sot

Ish - trajneri i Superiores drejt stolit të Flamurtarit

Carlos Garia nuk është më trajner i Flamurtarit, me zyrtarizimin që pritet të ndodhë në orët në vazhdim.

Tashmë në Vlorë ka nisur puna për gjetjen e një zëvendësuesi.

Në skenë ka dalë një emër i njohur për Superioren. Bëhet fjalë për Francisko Moriero, i cili sezonin e kaluar drejtoi Laçin në Superiore.

Por italiani nuk ia doli të mbijetonte me kurbinasit në elitë, duke rënë në Kategorinë e Parë.

Por gjithsesi emri i tij është në “pole-position” për të marrë në dorë “frenat” e kuqezinjve.

Falë ndërprerjes së kampionatit për shkak të sfidave të Kombëtares, në Vlorë kanë kohën e nevojshme për të gjetur trajnerin që do t’i drejtojë në ndeshjet e ardhshme.



Read it all at Bota Sot