Interi po regjistron një moment historik në sulm, më të mirin në 28 vitet e fundit. Me 17 gola në kampionat dhe 5 në Champions League, skuadra zikaltër ka arritur 22 gola në 8 ndeshjet e para sezonale.
Diçka e tillë mungonte nga sezoni 1997-1998. Atë sezon, Interi përfundoi në vendin e dytë, me Gigi Simoni në stol dhe “Fenomenin” në sulm, i shoqëruar nga lojtarë si Zamorano, Recoba, Djorkaeff, Ganz dhe Kanu.
Braziliani Ronaldo e përfundoi sezonin me 34 gola në 47 ndeshje, duke lënë një shenjë të pashlyeshme në sulmin e Interit. 28 vite më vonë, gjithçka ka ndryshuar në “Appiano Gentile”; pronar, president, lojtarë dhe trajner, por statistika e golave lidhet simbolikisht me atë të Ronaldos.
Këtë sezon, Cristian Chivu ka avantazhin e shumë alternativave në sulm: Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram me 3 gola secili, Ange-Yoan Bonny 2 gola dhe Francesco Pio Esposito gjithashtu në listën e golashënuesve.
Megjithatë, deficiti mbetet në mbrojtje. Interi ka pësuar 8 gola në kampionat, më shumë se shumica e skuadrave të tjera, një problem që kujton po sezonin 1997-1998, kur Inter i Simoni pësonte 7 gola.