Barella: Jemi si një familje tek Interi

- Bota Sot

Barella: Jemi si një familje tek Interi

Në një intervistë për “Wheel Talk” të “Inter TV”, Nicolò Barella dhe kapiteni Lautaro Martínez folën për lidhjen e tyre me klubin dhe jetën personale.

Mesfushori sard u ndal te ndjenja e përkatësisë që e karakterizon ambientin zikaltër: “Është një koncept që e kam përjetuar shumë nga afër tek Interi.

Të gjithë ne themi shpesh se Interi është një familje, në çdo familje ka përkatësi”.

Barella kujtoi se këtë ndjenjë ia transmetuan lojtarët më të vjetër kur mbërriti në klub:

“Kur erdha, ma përcollën ‘të vjetrit’, që ishin prej shumë kohësh këtu, dhe tani përpiqemi ta bëjmë ne me të rinjtë që vijnë.

Edhe tifozët e përcjellin gjithmonë këtë ndjesi, në stadium apo në qytet. Mendoj se është një vlerë e madhe e të qenit interist”.

Jashtë fushës, Barella tregoi anën e tij njerëzore: “Kam një familje të madhe. Koha e lirë është e pakët, por më e bukura është ajo me vajzat e mia. Më pëlqen të dal për darkë me gruan dhe të pi një gotë verë të mirë. Ato janë momentet e miqësisë dhe relaksit”.



Read it all at Bota Sot