Historia e 21-vjeçarit, nga shitësi në rrugë e deri te ekipi kombëtare

- Bota Sot

Historia e 21-vjeçarit, nga shitësi në rrugë e deri te ekipi kombëtare

Trajneri i kombëtares argjentinase, Lionel Skaloni, ka befasuar me përfshirjen e disa lojtarëve të rinj për miqësoret ndaj Venezuelës dhe Porto Rikos, por më shumë vëmendje mori 21-vjeçari Lautaro Rivero, ish-shitës ambulant në rrugë, një histori frymëzuese suksesi.

Rivero, mbrojtës qendre me këmbë të majtë, tërhoqi vëmendjen e River Plate, klub i cili aktivizoi klauzolën e rikthimit për ta pasur në dispozicion për Botërorin e Klubeve.

Para ngritjes së tij në futboll, jeta e Rivero ishte e vështirë. Deri pak vite më parë, ai shiste në rrugë për të ndihmuar familjen.

I lindur dhe rritur në Moreno me 5 vëllezër e motra, Rivero e filloi futbollin në klubin lokal Los Halcones, më pas kaloi te Villa Luro Norte dhe La Victoria, derisa në moshën 14-vjeçare u bashkua me akademinë e River Plate.

Fillimisht mesfushor i majtë, gjatësia 1.85 m dhe këmba natyrale e majtë i mundësuan të luajë si qendërmbrojtës, ku dalloji menjëherë.

“Dua që familja ime të ketë gjithçka që meriton. Falë saj jam këtu, duke luftuar çdo ditë,” deklaroi Rivero.



Read it all at Bota Sot