Kapiteni që frymëzon

- Bota Sot

Kapiteni që frymëzon

Në formatin “Wheel Talk” të “Inter TV”, kapiteni zikaltër Lautaro Martínez dhe zëvendësi i tij Nicolò Barella folën për klubin, karrierën dhe jetën personale. 

Duke u ndalur te ndjenja e përkatësisë,

Lautaro theksoi rëndësinë e trashëgimit të vlerave të Interit te gjeneratat e reja: “Tani ua përcjellim këtë ndjenjë lojtarëve të rinj që vijnë, djemve të ‘Primavera’ që stërviten me ne.

Kjo filozofi është shumë e rëndësishme brenda dhomës së zhveshjes”.

Kapiteni zikaltër ndau edhe një anë më personale të jetës së tij jashtë fushës, duke treguar pasionin e përbashkët me Barella: “Kalojmë pak kohë me familjen, jemi gjithmonë të zënë, por kur jemi në shtëpi mundohemi t’i përkushtohemi asaj që duam. Unë, ashtu si Nicolo, kam pasion verën. Këto vite kam studiuar shumë për të, kam një vresht dhe një linjë të verërave të mia. Është një hobi që më relakson jashtë fushës”.

Në fund, Lautaro foli për fjalën “shembull”, duke kujtuar sa shumë ka ndikuar ajo në rritjen e tij: “Kam pasur fatin të jem në dhoma zhveshjeje me lojtarë që jepnin shembull brenda dhe jashtë fushës.

Edhe babai im është një shembull i madh. Edhe pse ka qenë profesionist vetëm për tri vite, është sjellë gjithmonë si i tillë. Që fëmijë e kam parë kështu, edhe sot flas shumë me të për futbollin, për Interin. Më jep mendimin e tij dhe është gjithmonë kënaqësi, sepse më ndihmon të rritem më shumë”.



Read it all at Bota Sot