Sulmuesi serb flet para duelit me Shqipërinë

- Bota Sot

Sulmuesi serb flet para duelit me Shqipërinë

Serbia ka mbushur radhët e saj me emra të njohur në repartin e avancuar për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Por në radhët e saj për këtë sfidë është edhe një sulmues i ri, Andrej Iliç, i cili po bën emër në Gjermani me fanellën e Union Berlin.

Ish-sulmuesi i përfaqësueses U21 të Serbisë, ka theksuar në një intervistë për faqen e internetit të Federatës Serbe, se e sheh ndeshjen me Shqipërinë si një derbi rajonal.

“Kjo është një mundësi e rëndësishme. Ndeshja e parë në Tiranë ishte e vështirë dhe kjo mund të jetë e tillë gjithashtu. Në një aspekt, derbit rajonal janë ndeshje të mbushura me energji, ku duhet të hysh në fushë me vendosmëri, por edhe me besimin për të fituar.

Në luajmë në fushën tonë, para tifozëve tanë dhe në lojë janë shumë gjëra. Unë jam krenar që jam pjesë e ekipit tonë përfaqësues, që kam mundësinë të mësoj nga Mitroviç, Vlahoviç, Joviç dhe të gjitha këta emra të mëdhenj”, tha futbollist i cili po spikat me fanellën e Union Berlinit.



Read it all at Bota Sot