Nisin punimet për rikonstruksionin e fushës sportive në Krujë. FSHF, bashkëfinancuese e projektit

- Bota Sot

Nisin punimet për rikonstruksionin e fushës sportive në Krujë. FSHF, bashkëfinancuese e projektit

Nisin punimet për rikonstruksionin e fushës sportive në Krujë. FSHF, bashkëfinancuese e projektit!

Në kuadër të investimeve dhe përmirësimit të infrastrukturës sportive që Federata e Futbollit po realizon në disa qytete të vendit, së fundmi kanë nisur punimet për rikonstruksionin e fushës së vjetër të sportit në qytetin e Krujës.

Në bashkëpunim me Bashkinë e Krujës, Federata e Futbollit është bashkëfinancuese në masën 50/50 në këtë projekt, që parashikon rikonstruksionin e fushës sportive me bar artificial.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe ndërtimi i fushave të reja mbeten ndër prioritetet kryesore të FSHF-së për zhvillimin e futbollit në mbarë vendin.



Read it all at Bota Sot