Sommer drejt largimit,

- Bota Sot

Sommer drejt largimit,

Yann Sommer me shumë mundësi po luan sezonin e fundit me fanellën e Interit.

Portieri zvicercan do të largohet si lojtar i lirë pas 30 qershorit, kohë kur i mbaron kontrata me klubin zikaltër.

Në anën tjetër, drejtuesit e Interit po shqyrtojnë disa emra për të gjetur pasuesin ideal të Sommer.

Mediet italiane raportojnë se objektivi kryesor i zikaltërve për portën është Noah Atubolu, portieri 23-vjeçar i Freiburg.

Mosha e tij e re dhe hapësira për rritje e bëjnë Atubolu-n një kandidat ideal për projektin e Interit, pasi klubi zikaltër kërkon një portier të ri për një plan afatgjatë.

Një nga arritjet e më të spikatura të Atubulu deri tani është rekordi i tij i pritjes të pesë penalltive radhazi. Shumë shpejt pritet të nisin bisedimet zyrtare mes palëve, vlera e kartonit të Atubulu mendohet të jetë 18-20 milionë euro.



Read it all at Bota Sot