Tri super përforcimet që Barcelona synon për verën e vitit 2026

- Bota Sot

Tri super përforcimet që Barcelona synon për verën e vitit 2026

Barcelona ka filluar që tani të mendojë dhe të veprojë për merkaton e vitit të ardhshëm, me qëllim për të përmirësuar sa më shumë skuadrën aktuale. “SPORT” raporton se Barcelona do të bëjë të paktën 3 përforcime: Një qendërmbrojtës, një mbrojtës anësor dhe dhe një qendërsulmues.

Drejtuesit e Barcelonës po ndjekin dy emra përsa i përket qendërmbrojtësit që po kërkojnë: Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund, 25 vjeç) dhe Gonçalo Inácio (Sporting Lisbon, 24 vjeç).

Përsa i përket mbrojtësit anësor, ideja është të rekrutohet një specialist që mund të jetë vendimtar me vrapimet e tij në krahë. “Balde dhe Koundé janë lojtarë të nivelit të lartë, por trajneri gjerman beson se skuadra ka një dobësi atje krahasuar me klubet e tjera elitare evropiane”, shpjegon “SPORT”.

Përsa i përket qendërsulmuesit, dëshira e madhe është Julian Alvarez, për të cilin Atletico Madrid kërkon mbi 150 milionë euro. Emra të tjerë interesantë janë Serhou Guirassy, Lautaro Martinez dhe sulmuesi i ri premtues, Karl Etta Eyong.



Read it all at Bota Sot