Gerrard: Gjenerata ime Ishim humbës egoistë, prandaj Anglia nuk fitoi asgjë

- Bota Sot

Gerrard: Gjenerata ime Ishim humbës egoistë, prandaj Anglia nuk fitoi asgjë

Ish-kapiteni i Liverpoolit dhe Anglisë, Steven Gerrard, ka pranuar se mungesa e unitetit mes lojtarëve ishte arsyeja pse “brezi i artë” i Anglisë nuk arriti të fitonte ndonjë trofe madhor.

Në një intervistë për podcastin Rio Ferdinand Presents, Gerrard tha se rivalitetet mes klubeve si Liverpool, Manchester United dhe Chelsea krijuan ndarje të thella në kombëtare.

“Ne të gjithë ishim humbës egoistë. Pse nuk u lidhëm kur ishim 20 apo 23 vjeç? A ishte ego apo rivalitet? Ne nuk ishim miq, nuk ishim një ekip i vërtetë”, tha Gerrard.

Ish-mesfushori shtoi se Anglia kishte talent të jashtëzakonshëm në atë kohë, por mungesa e bashkimit i kushtoi shtrenjtë. “Lojtarët ishin aty për të bërë më mirë se sa bëmë, por nuk funksionon kur secili mendon për veten”, shtoi ai.

Gerrard gjithashtu vlerësoi punën e ish-trajnerit Gareth Southgate, duke thënë se “është nënvlerësuar për mënyrën se si krijoi një grup të bashkuar”.

Sa i përket të ardhmes së tij si trajner, pas periudhave jo të mira me Aston Villan dhe Al Ettifaqun, Gerrard nuk e përjashton një rikthim te Rangers. “Dua të jem në një ekip që garon për të fituar. Vetëm kështu ndjej se jam në vendin e duhur,” përfundoi ai.



Read it all at Bota Sot