Reali në “alarm”

- Bota Sot

Reali në “alarm”

Te Real Madrid është ndezur alarmi për gjendjen fizike të Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez ka pësuar një problemin në kyçin e këmbës së djathtë pas ndeshjes kundër Villarrealit dhe aktualisht po stërvitet veçmas me një përgatitës fizik të Kombëtares së Francës në qendrën stërvitore Clairefontaine.

Sipas mediave franceze, përfshirë Tuttomercatoëeb dhe AS, pjesëmarrja e tij në sfidën e parë të Francës kundër Azerbajxhanit është në dyshim, ndërsa nuk dihet as nëse do të jetë në gjendje të luajë kundër Islandës më 13 tetor.

Në Madrid ka shqetësim të madh, pasi Mbappe është aktualisht pika e formacionit të Xabi Alonsos dhe çdo dëmtim, edhe i lehtë, do të ishte një pengesë serioze për klubin “merengues”.

Kalendari i ardhshëm i Real Madrid është i ngjeshur: më 19 tetor ndeshja me Getafen, më 22 tetor përballja me Juventusin në Champions League dhe më 26 tetor supersfida “El Clásico” kundër Barcelonës. Në ditët në vijim do të bëhen vlerësime të detajuara mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. /



Read it all at Bota Sot