Maresca: Unë u besoj lojtarëve të rinj

- Bota Sot

Maresca: Unë u besoj lojtarëve të rinj

Chelsea mbetet një ekip me shumë djem të rinj në përbërje, që synojnë të shkruajnë emrin me të arta edhe në Premier League. Fitorja 2-1 ndaj Liverpool konfirmon objektivat e londinezëve për të fituar titullin kampion.

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, shprehet i kjënaqur që punon me kaq shumë djem të rinj, ndërkohë që edhe përshtatet me lëndimet dhe mungesat: “Mendoj se është fakt që unë u besoj vërtet lojtarëve të rinj. Jo vetëm atyre që blejmë, por edhe atyre që vijnë nga akademia”.

“Ne i dhamë shumë minuta Josh Acheampong, duke i lënë lojtarët seniorë në stol. Kjo tregon se unë u besoj lojtarëve të rinj. E njëjta gjë ndodhi me Tyrique George. Unë u besoj vërtet lojtarëve që kemi”, tha më tej trajneri italian.

“Kemi katër ose pesë mbrojtës jashtë të dëmtuar, por do të përpiqemi të përshtatemi dhe të gjejmë një zgjidhje për ndeshjet e radhës. Kemi shumë të rinj që mund t’I promovojmë, por pa prishur ekuilibrat e skuadrës”, shtoi Maresca.

Trajneri thuri lavde edhe për Estevao, njeriun e fitores ndaj “reds”, duke deklaruar se sheh ngjashmëri mes tij dhe Palmer. Braziliani është përdorur me kursim që nga mbërritja në verë ndërsa ambientohet me futbollin anglez. “Estevao më kujton Cole. Mendoj se rruga e Cole ka qenë e ngjashme me atë të Estevao në aspektin e fillimit si anësor dhe pastaj ngadalë mund të lëvizësh në fushë”, tha Maresca.

“Premier League është krejtësisht ndryshe. Nëse dëshiron të luash në mesfushë, duhet të jesh i përgatitur fizikisht. Cole tani është i tillë dhe unë e shoh Estevao pikërisht në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Maresca.



Read it all at Bota Sot