Ibra: Isha afër kalimit te Roma

- Bota Sot

Ibra: Isha afër kalimit te Roma

Futbolli rezervon gjithmonë surpriza, ndonjëherë edhe pendesa.

Kështu kanë menduar tifozët e Romës duke dëgjuar fjalët e Zlatan Ibrahimoviç, i cili rikthehet pothuajse 20 vite më parë për të kujtuar tratativën që mund ta kishte dërguar te verdhekuqtë më 2006.

Ish-sulmuesi suedez, me humor, gjatë një takimi të përgjithshëm të ECA, përpara familjes “Friedkin”, tha:

“Ka qenë një moment kur isha afër kalimit te një skuadër italiane, por nuk do ta them emrin, sepse kam një mik që bën tifo për skuadrën tjetër të këtij qyteti”.

Referenca është e qartë. Roma nuk e mori kurrë, sepse në vend të tij erdhi Mido, sulmues egjiptian që nuk shënoi asnjë gol për verdhekuqtë, ndërsa Ibra shënoi shumë gola me Juventus, Inter dhe Milan.

Ibra foli gjithashtu për Botërorin e ardhshëm: “Kush do ta fitojë Botërorin? Suedia nuk është kualifikuar, kështu që unë shpresoj Brazili. Do të bëj tifoj për ta, për mikun tim Ancelotti. Ai ka prekjen magjike, ndoshta do ta shndërrojë gjithçka në ar te Brazili”.



Read it all at Bota Sot