Futbollisti i Cërvena Zvezdës zbarkon në Prishtinë, kështu thotë për Kosovën

- Bota Sot

Futbollisti i Cërvena Zvezdës zbarkon në Prishtinë, kështu thotë për Kosovën

Futbollisti Timi Max Elshnik është i bindur se sllovenët do të tregojnë fytyrën e vërtetë (të premten) ndaj Kosovës dhe (të hënën) kundër Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. 

Futbollisti slloven nesër do të zbarkojë në Prishtinë, nuk e ka frikën në asnjë formë nga përballje me kombëtaren e Kosovës. 

Përballjen me Kosovën e konsideron të vështirë.

Ndeshja do të luhet të premten (pasnesër, 20.45).

Elshnik, futbollist i kombëtares së Sllovenisë dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit, flet për ndeshjen me Kosovën:

"Duhet ta fitojmë këtë ndeshje për tiu bashkuar  luftës për dy vendet e para.

Presioni është i madh dhe ndonjëherë nuk është keq nëse ka më shumë presion.

Kjo provokon një reagim.

Shpresoj se do të jetë pozitiv".

Futbollisti synon të nxjerrin sa më shumë pikë.

"Fakti është se kemi vetëm tre kundërshtarë, nuk ka rëndësi se si e arrijmë suksesin.

Është e rëndësishme të nxjerrim maksimumin nga ndeshja. Duhet të fillojmë të mbledhim pikë", shtoi 27-vjeçari.



Read it all at Bota Sot