Reagimi i Dukës pasi shtrëngoi duart me Infantinon

- Bota Sot

Reagimi i Dukës pasi shtrëngoi duart me Infantinon

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është bërë anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s. Pozicion që do e mbajë për katër vite.

Pasi shtrëngoi duart me presidentin e FIFA-s, Infantino, Duka ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

“Jam i nderuar dhe thellësisht mirënjohës për besimin që më është dhënë, duke u zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s për katër vitet e ardhshme.

Ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por mbi të gjitha një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar dhe për rrugëtimin tone të përbashkët”, shkruan Duka në rrjetet sociale.

Qëllimi i këtij komiteti është të mbështesë federatat anëtare, për zhvillimin institucional dhe teknik, si edhe në zbatimin e politikave të qeverisjes së futbollit.

Duka bëhet kështu pjesë e një tjetër komiteti të rëndësishëm.



Read it all at Bota Sot