Media serbe: Shqiptarët me përforcim të papritur! Heroi i Kosovës sulmon Serbinë në Leskovc

- Bota Sot

Media serbe: Shqiptarët me përforcim të papritur! Heroi i Kosovës sulmon Serbinë në Leskovc

Sa më shumë që afrohet ndeshja aq më në siklet janë serbët!

Shqipëria është e frikshme për serbët sidomos futbollistët nga Kosova.

Media serbe “Vecernj Novosti”, satelit i kuzhinës së Aleksandër Vuçiqit, ka shkruar për lojtarin që ka luajtur në Kosovë.

Ata i referohen Gripshit për shkak se disa vite ka luajtur për Kampionin e Kosovës.

“Shqiptarët me përforcim të papritur! Heroi i Kosovës sulmon Serbinë në Leskovc”, është titulli i tyre.

“Para ndeshjes me Serbinë (e shtunë, ora 20:45), Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi se Adrian Ismajli (29), lojtari i ekipit të parë të Torinos dhe Adrion Pajaziti (22),lojtar i Hajdukut nga Spliti, nuk do të luajnë për shkak të lëndimeve, dhe Nazmi Gripshi (28) i është bashkuar ekipit.

Për shkak të dy mungesave, trajneri Silvinho ftoi lojtarin Nazmi Gripshin, sulmues i Astanës, për tu bashkuar me ekipin.

Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje për ekipin e të rriturve të vendit të tij, dhe në vitin 2017 ai ishte anëtar i ekipit kombëtar të të rinjve të Shqipërisë.

Para se të transferohej në Kazakistan, Gripshi luajti për Ballkanin për katër sezone, ku fitoi tre tituj kampioni dhe luajti dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ai ishte gjithashtu një nga golashënuesit dhe lojtarët më të mirë të Kampionatit të Kosovës”. ka shkruar mes të tjera media serbe.



Read it all at Bota Sot