Serbi flet mirë për Shqipërinë

- Bota Sot

Serbi flet mirë për Shqipërinë

Futbollisti i ri serb, Velko Millosavleviq (qendërmbrojtës), ka folur me vetëbesim të madh para ndeshjes vendimtare që Serbia do të zhvillojë të shtunën (20:45), në stadiumin e Leskovcit, kundër Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në rast fitoreje, Serbia do të afrohet shumë me fazën e play-off-it.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Serbisë, Millosavleviq, i cili është ftuar për herë të parë në kombëtaren A nga trajneri Dragan Stojkoviq, foli për emocionet.

“E kam parë ndeshjen që Shqipëria luajti në Tiranë, janë vërtet një skuadër e mirë, por mendoj se ne kemi lojtarë më të mirë dhe jemi më cilësorë.

Jam i bindur se këtë do ta tregojmë në fushë. Duhet të përqendrohemi te mënyra jonë e lojës dhe te ajo që dimë të bëjmë më mirë”, – tha Millosavleviq.

Ai luan në Bournemouth.



Read it all at Bota Sot