Pak kush që nuk ka dëgjuar nga gjeneratat e mesme dhe të vjetra për emrin e Nexhmedin Statovcit, fiziteperautin e shquar të klubit me renome të futbollit Prishtina.
Statovci nuk gjendet në këtë botë, por veprat e tija gjithmonë do të mbeten në kujtesën e secilit dashamirë të futbollit.
“Nexhmedin Statovci, fiziteperaut, me Fadil Vokrrin, siç shihet në fotografinë e fotoreporterit Iljaz Bylykbashit.
Foto e rrallë, 10 prill 1986, Nexhmedin Statovci e Fadil Vokrri
Me pushim e masazh Fadil Vokrri shëroi lëndimin e mëparshëm, i gatshëm për ndeshjen e 13 prillit ndaj Partizanit të Beogradit”, kishte shkruar më 10 prill të vitit 1986 sportit i “Rilindjes.
Prishtina shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Partizanit, në ndeshjen e luajtur të dielën e 13 prillit të vitit 1986.
Ndeshje ishte e vlefshme e javës së 24-të.
Futbollisti Fadil Muriqi me një goditje të fuqishme nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra e ka të shtangur portierin Fahrudin Omeroviqin, topi fute në këndin e poshtëm të djathtë, 1:0 në minutën e 81-të.
Nga ana tjetër atmosfera shpërtheu si vullkan e rreth 40 mije shikuesve në stadiumin e Prishtinës.
13 prill, 1986 - Prishtina – Partizani 1:0
Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 40.000.
Gjyqtar kryesor Stjepan Glavina (Klisi), Salem Proliq (Sarajeva) e Zdravko Uvodiq (Klisi),
Kartona të verdhë: Morina, Rama – Varga, Vermezoviq.
Prishtina: Neshet Zhaveli 7, Xhevdet Muriqi 7, Arbnor Morina 7, Favzi Rama 7, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviq 7, Kujtim Shala 6 (Suad Koliq), Sahit Kelmendi 7, Fadil Vokrri 8, Fadil Muriqi 8 dhe Miodrag Çirkoviq 6 (Goran Popuvac).
Partizani; Omeroviq 7, Bajoviq 6, Rojeviq 7 Vermezoviq 7, Çapliq 6, Radanoviq 7, Gjelmash 6, Zhupiq 7, Varga 6, Stevanoviq 6 (Pantiq) dhe Vuçiqeviq 5 (Smajiq 7).