Kombëtarja në nevojë para Serbisë, Silvinjo fton futbollistin e Partizanit dhe të Vllaznisë

- Bota Sot

Kombëtarja në nevojë para Serbisë, Silvinjo fton futbollistin e Partizanit dhe të Vllaznisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Me kuqezinjtë janë bashkuar edhe dy lojtarë nga Superiorja, pikërisht Albion Marku i Partizanit dhe Elmando Gjini nga Vllaznia.

Të dy bashkë llogariten aktualisht vetëm për seancat stërvitore. Kuqezinjtë janë kështu në nevojë, ndërsa në prag është ndeshja me Serbinë.

Silvinjo nuk preferoi të ftonte më tepër se 25 lojtarë, teksa aktualisht për sfidën me Serbinë konsiderohen 24 në dispozicion. Ardian Ismajli i dëmtuar nuk është zëvendësuar.

\Sfida me Serbinë do të luhet të shtunën, prej orës 20:45. Nga ky takim do të vendosen shumë për fatet e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2026.



Read it all at Bota Sot