Një tjetër emër po qarkullon së fundmi si zëvendësuesi i mundshëm i Robert Lewandowski-t te Barcelona. Polaku do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë.
Bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll të Porto-s, Samu Aghehowa. 21-vjeçari u transferua në verën e vitit 2024 nga Atletico Madrid te Porto për 35 milionë euro.
Në sezonin e tij të parë, Aghehowa shënoi 27 gola në 45 ndeshje.
Këtë sezon të ri, sulmuesi ka shënuar 5 gola në 8 ndeshjet e para. Forma e tij e mirë ka zgjuar interesin e Barcelonës, katalanasit e shohin Aghehowa-n si zëvendësuesin ideal të Lewandowski-t.
Porto e vlerëson Samu Aghehowa 100 milionë euro, por Barcelona shpreson të arrijë marrëveshjen me portugezët për shifrën 60 milionë euro. Përveç Aghehowa, Barcelona po shqyrton edhe emra të tjerë.