Marjan Zefi paralajmëron Kosovën: Duhet ta kenë parasysh në çdo moment sulmuesin e Manchester Utd

- Bota Sot

Marjan Zefi paralajmëron Kosovën: Duhet ta kenë parasysh në çdo moment sulmuesin e Manchester Utd

Kosova synon tre pikë në përballje me Slloveninë, pikë që do të kishin vlerën sikur ari në luftë për vend të dytë në Grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botërpr në futboll.

Dardanët po përgatiten maksimalisht dhe me padurim e presin përballjen e të premtes (20.45) ndaj Sllovenisë.

Legjenda e futbollit të Kosovës, Marjan Zefi, shprehet se nëse luajnë si ndaj Suedisë, fitorja do të jetë e Kosovës.

“Nëse luajmë si kundër Suedisë, besoj që e mundim pa problem. 

Ne, si individ kemi kombëtare shumë të mirë, por si kolektiv nuk jemi ashtu si duhet kompakt.

Kam besim shumë te kombëtarja e besoj që do ia dalim pa problem ndaj sllovenëve”, - tha Zefi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish futbollisti i Malizhganit të Klinës e Trepçës së Mitrovicës, tha se duhet të janë të kujdesshëm nga futbollisti slloven, Benjamin Sheshko,

“Duhet ta kenë parasysh në çdo moment sulmuesin e Manchester Utd, Sheshko”, paralajmëron Zefi.



Read it all at Bota Sot