Shpresë minutash për Nedim Bajramin

- Bota Sot

Shpresë minutash për Nedim Bajramin

Rikthimi i Steven Gerrard në stolin e Rangers është bërë një skenar gjithnjë e më i mundshëm.

Mediat britanike raportojnë se palët kanë zhvilluar kontakte pozitive dhe bisedimet do të vijojnë edhe gjatë kësaj jave.

Takimet e para mes përfaqësuesve të klubit skocez dhe trajnerit anglez janë zhvilluar në 24 orët e fundit.

Pritet që në ditët në vijim të diskutohet për detajet e marrëveshjes dhe për projektin e ri sportiv.

Gerrard drejtoi Rangers nga viti 2018 deri në 2021, periudhë në të cilën e udhëhoqi skuadrën drejt titullit pas një dekade pritjeje.

Aktualisht, pjesë e ekipit është edhe Nedim Bajrami, i cili synon të fitojë më shumë hapësira nën drejtimin e mundshëm të trajnerit të ri.



Read it all at Bota Sot