Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, reagon Von der Leyen: Të dy palët t’i përmbahen kushteve

- Bota Sot

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, reagon Von der Leyen: Të dy palët t’i përmbahen kushteve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti marrëveshjen për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza dhe përgëzoi përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë.

“Tani, të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes.

Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurt. Duhet të vendoset një armëpushim i përhershëm.

Vuajtjet duhet të marrin fund”, shkroi ajo në X, duke shtuar se BE do të vazhdojë të mbështesë shpërndarjen e ndihmave në Gaza dhe është e gatshme të ndihmojë në rindërtim.



Read it all at Bota Sot