Murphy: Chiesa meriton më shumë minuta në Liverpool

- Bota Sot

Murphy: Chiesa meriton më shumë minuta në Liverpool

Ish-mesfushori i Liverpoolit, Danny Murphy, ka deklaruar se sulmuesi italian Federico Chiesa meriton më shumë minuta në fushë, për shkak të formës së mirë që ka treguar këtë sezon.

Në një prononcim për “AceOdds”, Murphy tha se Chiesa ka lënë përshtypje të forta në paraqitjet e pakta që ka pasur deri tani.

“Bazuar në ndeshjet që kam parë, e jo në diskutimet online të tifozëve, do të doja ta shihja Chiesën të aktivizohej në krahun e majtë,” tha Murphy.

“Në këtë rast, pajtohem me tifozët e Liverpoolit në internet. Sa herë që ka hyrë në lojë, ai ka qenë kërcënim për gol dhe plot vetëbesim.”

Murphy shtoi se trajneri i Liverpoolit ka zgjedhur të vazhdojë me Cody Gakpon për shkak të paraqitjeve të tij sezonin e kaluar, por sipas tij, lojtari holandez nuk po e gjen formën e duhur.

“Mendoj se Gakpo është preferuar për shkak të punës pa top dhe besueshmërisë që ka treguar më parë, por këtë sezon ka qenë nën nivel,” theksoi Murphy.

“Duket pa vetëbesim dhe shpesh humb topin. Edhe pse shënoi ndaj Chelseat, paraqitja e tij nuk ishte në standardin që pritet nga ai”, pohoi ai.

Murphy përfundoi se konkurrenca në repartin ofensiv të Liverpoolit është e madhe, por sipas tij, Chiesa e ka merituar një shans për të nisur ndeshjet nga minuta e parë.



Read it all at Bota Sot