Kasami operon me sukses

- Bota Sot

Kasami operon me sukses

Ard Kasami, një ndër lojtarët më besnik të skuadrës së Struga Trim Lum, gjatë ditës së sotme i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në këmbën e djathtë. Mesfushori defanziv i Struga Trim Lum u dëmtua me 4 shtator gjatë një seance stërvitore.

Pas ekzaminimeve mjekësore dhe kontrollimeve të kryera nga mjekë kompetent, u konstatua se i njëjti kishte këputur ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL), ashtu që ndërhyrja kirurgjike ishte e pashmangshme.

Ky operim u realizua nga Dr. Zoran Nestorovski, në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, ndërsa pranë tij përveç familjarëve, qëndroi edhe Drejtori Sportiv i struganëve, Besart Isaku.

Me rekomandim të ekipit të mjekëve që kryen këtë ndërhyrje, Ard Kasami, jashtë fushave të blerta do të duhet të qëndrojë për rreth 6 muaj, që i bie se i njëjti ekipit pritet ti bashkohet ka mesi i muajit prill.

Kujtojmë, Kasami është futbollisti më jetëgjatë për momentin te Struga Trim Lum. Kasami, pjesë e struganëve është që nga vera e vitit 2018-të.



Read it all at Bota Sot