12 vjet burgim për Fadil Islamin e akuzuar për tentim vrasjen e disa personave në Ferizaj

- Bota Sot

12 vjet burgim për Fadil Islamin e akuzuar për tentim vrasjen e disa personave në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 12 vjet burg Fadil Islamin, i cili kishte therur me thikë katër persona, dy prej të cilave ishin vajza të mitura.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i njëjti për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta fëmijët e moshës 10 dhe 14 vjeçare, përcjell Klankosova.tv.

“Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, kryetare e trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar dhe pranimit të fajësisë, të pandehurin F.I., e shpalli fajtor për veprën penale në vazhdim vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.10 lidhur me nenin 28 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.

“I pandehuri F.I., akuzohet se: Me datë 11 nëntor 2024, rreth orës 15:29 minuta, në rrugën “R.B.” në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar t’i privoj nga jeta fëmijët e moshës 10 vjeçare dhe 14-vjeçare, pjesëtarë të komunitetit Ashkali”.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datë 11 nëntor 2024 rreth orës 15:30 minuta në rrugën “E.T.” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin N.M., i moshës 32-vjeç, pjesëtarë i komunitetit Egjiptian”.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datë 11 nëntor 2024, rreth orës 15:53 minuta në rrugën “H.S.” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin E.A.,  i moshës 29 vjeç, pjesëtarë i komunitetit Romë”, thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës.



Read it all at Bota Sot