Tonali flet hapur

- Bota Sot

Tonali flet hapur

Mesfushori i kombëtares italiane, Sandro Tonali, ka folur për “Vivo Azzurro” gjatë ditës së tretë të stërvitjeve në Coverciano, ndërsa Italia përgatitet për ndeshjet kundër Estonisë (11 tetor) dhe Izraelit (14 tetor), kualifikuese të Kupës së Botës:

“Në stërvitje po argëtohemi, Gattuso na bën të vrapojmë, por gjithsesi po kënaqemi.

Pas ndeshjes me Norvegjinë, çdo përballje është bërë edhe më e rëndësishme. Jemi të përgatitur të japim më të mirën ndeshje pas ndeshjeje”.

Për mundësinë e kthimit në Serie A: “Nuk mund ta dish kurrë çfarë do të ndodhë në futboll, por gjithmonë them se po, një italian ka gjithmonë mundësi, edhe 1%, të rikthehet. Serie A po rritet çdo vit, skuadrat forcohen dhe niveli teknik po përmirësohet gjithnjë”.

Ai komentoi komplimentet e Scholes: “Kur vijnë nga lojtarë të mëdhenj si ai, është kënaqësi e madhe”. Rreth debutimit me kombëtaren:

“Ndeshja ime e parë me Mancini kundër Lihtenshtejnit ishte një emocion që ndodh vetëm një here në jetë”.

 Për Gattuson:

“Na ka transmetuar dëshirën për t’u stërvitur dhe qenë super kompetitivë. Intensiteti gjatë stërvitjeve të tij është i lartë”.



Read it all at Bota Sot