Reijnders, lojtar thelbësor për Guardiolën

- Bota Sot

Reijnders, lojtar thelbësor për Guardiolën

Tijjani Reijnders konsiderohet largim i dhimbshëm për Milanin, veçanërisht pas sezonit të kaluar të jashtëzakonshëm që pati me fanellën kuqezi.

Gjatë verës, ai u transferua te Manchester City, me “Djallin” që përfitoi mbi 50 milionë euro nga kartoni i tij.

Që nga mbërritja te skuadra e Guardiolës, holandezi është bërë titullar i padiskutueshëm, duke luajtur si mesfushor qendre apo trekuartist, sipas nevojës. Edhe pse statistikat janë pak më të ulëta se sezonin e kaluar kuqezi, ndikimi i tij ka qenë i menjëhershëm dhe i rëndësishëm.

Ai ka qenë titullar në 9 nga 9 ndeshjet e luajtura, mes Premier League dhe Champions League, duke u bërë një pikë referimi për trajnerin katalanas dhe shokët e skuadrës.

Në debutimin kundër Wolverhampton shënoi 1 gol dhe dha 1 asist, ndërsa në sfidat e tjera ka dhënë 2 asiste, duke ruajtur kualitetin e kontributit në lojë pavarësisht statistikave.

TIJJANI REIJNDERS – MANCHESTER CITY
Ndeshje: 9
Titullar: 9
Gola: 1
Asiste: 2



Read it all at Bota Sot