Armando Broja me “mision” të veçantë në Serbi

- Bota Sot

Armando Broja me “mision” të veçantë në Serbi

Kombëtarja shqiptare do të luajë të shtunën e 11 tetorit në transfertë përballë Serbisë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Leskovacit do të nisë në orën 21:00.

Sigurisht që kuqezinjve u duhen 3 pikët, por Armando Broja do të shkojë me mision të veçantë në Leskovac.

Deri më tani, 22-vjeçari numëron 5 gola me fanellën kuqezi.

Nga lojtarët e grumbulluar, vetëm 4 kanë shënuar më shumë se ai, Rey Manaj 9, Jasir Asani 6, Myrto Uzuni 6 dhe Nedim Bajrami po 6.

Për të arritur sulmuesin lushnjar duhet më shumë punë, ndërsa 3 të tjerët mund të barazohen apo të kalohen që në ndeshjen me Serbinë, ose edhe në miqësoren përballë Jordanisë.

Pra, Leskovaci do të tregojë vlerat e vërteta të Brojës, i cili në pikëpamjen e statistikave, sulmuesi i Burnley në Premier League do t’i bëntë “dëm” 3 shokëve të ekipit që kanë nga 6 gola të shënuar si kuqezi.



Read it all at Bota Sot