Avni Juniku, emër që la gjurmë në futbollin e Kosovës.
Nga Vëllaznimi në Trepçën e Mitrovicës!
Futbollist që shkëlqente në fushë dhe që shumë herë bënte edhe diferencë ndaj rivalëve.
Një ndeshje që nuk harrohet dhe shumë e rëndësishme për Trepçën padyshim ka qenë më 9 maj të vitit 1985.
Trepça ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj klubit serb, Borcit të Çaçakut.
Kryefjalë e ndeshjes ishte Avni Juniku me dy gola të shënuara në minutën e 13-të dhe të 77-tën.
E veçanta e këtij formacioni janë edhe katër futbollistë, të cilët pas një periudhe kalojnë në skuadrat e Ligës së parë ish jugosllave, si isa Sadriu në Partizan të Beogradit në pranverën e vitit 1986, pastaj erdhi në Prishtinë në vjeshtën e vitit 1987!
Gani Llapasshtica në vjeshtën e vitit 1986 veshi fanellën e Prishtinës dhe Fahredin Duraku e Sadik Rrahmani në vitin 1987 iu bashkuan Prishtinës.
Pas javës së 27-të në Ligën e Dytë të ish Yu, grupi i Lindjes, Trepça renditej në pozitën e 14-të me 26 pikë e 6 pikë larg vendit të dytë Novi Pazarit.
9 maj, 1985
Trepca – Borci 2:0
Stadiumi në Mitrovicë.
Shikues: 3.000.
Gjyqtarë kryesor Dragulub Moraçanin (Bjellopolja), Velimir Femiq (Bjellopolja) e Nikolla Milkoviq (Nishi).
Shënues: Avni Juniku (13 e 77).
Trepça: Ahmetoviq, Jokiqi 6, Sadriu 7, Llapashtica 6, Turku 6, Vukmiroviqi 6, Juniku 8, Duraku 5, Niketiqi 6 (Gjinaj 5), Rrahmani 6 dhe Mërkiqi 5 (Çaka).
Borci: Bojiçiq, Pavlloviq 5, Tokoviq 5, M. Gravrilloviq 6, Z. Gavrilloviq 5, Kovaçeviq 5, (I. Gravrilloviq), Petroviq 6, Vuloviq 5, Açimoviq 4, Ristiq 5 (Daçiq) dhe Milinkoviq.