Nga goli historik në Lisbonë te fundi i një epoke në Gjermani

- Bota Sot

Nga goli historik në Lisbonë te fundi i një epoke në Gjermani

Pas dhjetë vitesh te Bajerni i Mynihut, Kingslej Koman u transferua verën e kaluar në Arabinë Saudite. Tani, 29- vjeçari ka folur për largimin e tij nga kampionët e Gjermanisë. Në fund të qershorit, Kingslej Koman nuk dukej se po mendonte për një transferim.

“Dua të qëndroj te Bajern,” kishte deklaruar francezi në atë kohë.

Megjithatë, vetëm disa javë më vonë, Koman u largua gjithsesi.

Anësori i majtë u bashkua me Al-Nasar, klubin e Kristiano Ronaldos, në Arabinë Saudite. Edhe pas dy muajsh në shtëpinë e tij të re, Koman theksoi se mund ta kishte imagjinuar qëndrimin në Mynih.

“Në fund të merkatos, pati disa gjëra – të cilat nuk do t’i përmend këtu – që e komplikuan situatën,” tha 29-vjeçari në një intervistë.

“Nuk u detyrova të largohesha, por më thanë se klubi ishte i hapur për një transferim për shkak të situatës financiare.” Në fakt, drejtori sportiv i Bajern, Maks Eberl, kishte provuar ta shiste Koman që një vit më parë, por francezi e kishte refuzuar kalimin. Këtë verë, ai tha se ndjeu “dashurinë e trajnerit, tifozëve dhe disa anëtarëve të bordit,” por “jo të gjithëve.”

Sipas tij, “një pjesë e klubit donte të më shihte të largohesha. Dhe kjo pjesë më shqetësoi shumë.” Pas dhjetë vitesh te Bajern dhe gati dy muajsh në Arabinë Saudite, lojtari theksoi se cilësia e tij nuk është zhdukur: “Jam i njëjti lojtar që isha te Bajern. Nuk do ta humbas nivelin tim për një vit,” tha Koman me besim.

Sipas tij, Al-Nasar ka një skuadër shumë të mirë: “Do të ishim konkurrues edhe në Evropë. Luaj shumë më tepër tani sesa sezonin e kaluar. 20 minuta te Bajern apo çdo ndeshje këtu – cila është më e mirë? Jam një lojtar kyç. Isha një lojtar i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes te Bajern, por kur luan pothuajse çdo ndeshje, ke më shumë ndikim.”

Ai madje e sheh faktin që merr më pak vëmendje si një avantazh:

“Më shumë stabilitet, më shumë qetësi. E dija që nuk do të isha më një prioritet i madh në kombëtare. Por mendoj se e njëjta gjë do të kishte ndodhur edhe sikur të kisha qëndruar te Bajern.

” Tani, Koman dëshiron të tregojë veten përsëri nën drejtimin e Deshamps në dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit – kundër Azerbajxhanit dhe Islandës – dhe të dëshmojë “se jam ende i njëjti lojtar.”



Read it all at Bota Sot