Laporta, “thikë pas shpine” Perezit

- Bota Sot

Laporta, “thikë pas shpine” Perezit

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli për çështjet aktuale të klubit gjatë edicionit të 19-të të “Open Day”, që organizohet nga “Cruyff Foundation”.

Ai u ndal te Superliga, ndeshja kundër Villarreal në Miami, dhe rezultatet e fundit të skuadrës:

“Dje isha në Romë me Yuste, i ftuar nga presidenti i ECA për drekën zyrtare të Champions League. E pranuam ftesën, morëm pjesë në disa takime dhe pata mundësinë të ritakoja miq të vjetër nga futbolli. Ishte diçka e bukur dhe emocionuese”.

Sa i përket marrëdhënies me UEFA-n, ai shtoi: “Barcelona është në rrugën e ndërtimit të urave me UEFA-n. Pozicioni ynë është i qartë dhe i njohur nga të gjithë.

Po punojmë për të mirën e futbollit dhe për qetësimin e futbollit europian. Ka hapësirë për të ecur bashkë, si me UEFA-n, ashtu edhe me Superligën. Ne, klubet që jemi pjesë e Superligës, duhet të rikthehemi në UEFA”.

Laporta foli hapur edhe për çështjen e Superligës: “A ka përfunduar ai projekt? Jemi në proces për të arritur një marrëveshje me UEFA-n. Te Barça jemi të vendosur të bëjmë hapin që favorizon futbollin europian. Gjërat po ecin mirë, ka nisur një dialog pozitiv, po ndërtohen ura dhe ndjehemi rehat në këtë drejtim të rikthimit në UEFA”.

Në lidhje me ndeshjen e parashikuar ndaj Villarrealit më 20 dhjetor në Miami, presidenti e përshëndeti idenë: “Ndeshja do të zhvillohet, UEFA dhe La Liga e kanë pranuar.

Ne do të luajmë aty ku vendos La Liga. Çdo lojtar ka të drejtën e tij për mendim, e respektoj. De Jong është kapiteni ynë, por ekipi do të luajë ku të vendoset.

Nëse duhet të shkojmë në Miami, do të shkojmë. E kemi mbështetur këtë ide sepse SHBA është një treg në rritje dhe falë turneve verorë atje kemi krijuar shumë bashkëpunime”.



Read it all at Bota Sot