Trajneri i Francës u trembet fishkëllimave ndaj Rabiot para ndeshjes me Azerbajxhanin

- Bota Sot

Trajneri i Francës u trembet fishkëllimave ndaj Rabiot para ndeshjes me Azerbajxhanin

Didier Deschamps ka shprehur shqetësim për mundësinë që Adrien Rabiot të përballet sërish me fishkëllima në ndeshjen që Franca do të luajë kundër Azerbajxhanit të premten mbrëma, në “Parc des Princes”, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026.

Mesfushori i Milanit u përball me një situatë të ngjashme më 5 shtator, gjatë fitores 2-1 të Francës ndaj Islandës, kur një pjesë e tifozëve të Paris Saint-Germain e vërshëllyen në çdo prekje të topit.

Arsyeja: Rabiot, i formuar te PSG, vendosi të firmote me rivalët historikë të Olympique Marseille verën e kaluar.

Deschamps u përpoq të shuante tensionet para përballjes së radhës:

“Kjo është diçka që nuk duhet të ndodhë, sepse këta janë lojtarë që përfaqësojnë Francën. Por jemi në ‘Parc des Princes’, ku ka shumë tifozë të Parisit,” – tha ai me një buzëqeshje të lehtë. “Mjafton që një ose dy persona të nisin fishkëllimat dhe ato përhapen. Adrien është mjaftueshëm i pjekur dhe i mësuar me këto situata.”

Trajneri i Francës theksoi se tifozët duhet të qëndrojnë të bashkuar pas kombëtares, pavarësisht rivaliteteve mes klubeve:

“E rëndësishme është të mbështesim çdo lojtar që mban fanellën e Francës. Këto ndarje ndodhin kudo, jo vetëm në Paris apo Marseille, por duhet të shmangen.



Read it all at Bota Sot