Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, duket se ka një lojtar të preferuar.
Gjatë një konference të rastit në Portugali, ai ka vlerësuar mbrojtësin e majtë të Paris Saint-Germain, Nuno Mendes.
“Do ta quaja ndoshta lojtarin më të mirë në botë aktualisht”, ka deklaruar Ceferin.
“Sipas meje, Nuno Mendes është fantastik, ndoshta lojtari më i mirë aktualisht, por është mbrojtës dhe nuk vlerësohet shumë krahasuar me yjet e sulmit, të cilët shënojnë gola”, ka thënë Ceferin.