Besnikëria shpërblehet

- Bota Sot

Besnikëria shpërblehet

Inter thuhet se ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me mbrojtësin e krahut Federico Dimarco, pas një fillimi mbresëlënës të sezonit nën drejtimin e trajnerit të ri, Cristian Chivu.

Lojtari i Italisë, i cili do të mbushë 28 vjeç muajin e ardhshëm, është aktualisht i lidhur me klubin deri në qershor 2027.

Pas një sezoni të vështirë nën urdhrat e Simone Inzaghit, gjatë të cilit kishte shprehur pakënaqësi për mënyrën si ishte trajtuar, Dimarco ka rikthyer plotësisht formën dhe vetëbesimin.

Në këtë fillim sezoni, ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tre asistime në gjashtë ndeshje të Serie A, duke u bërë një nga pikat më të forta të “Neurazzurëve”.

Statistikat flasin vetë: Dimarco është i pari në Serie A për krosime të sakta (23), raste të krijuara (22) dhe mundësi të mëdha të krijuara (11).

Sipas “FCInterNews.it”, klubi po punon për t’i ofruar një kontratë të re, të përmirësuar, që mund të vlejë deri në vitin 2029 ose 2030, duke i shtuar të paktën edhe dy vite marrëveshjes aktuale.

Dimarco nuk ka asnjë dëshirë të largohet nga Milano, pasi ka qenë tifoz i Interit që në fëmijëri dhe është rritur në akademinë e klubit, duke u kthyer në një pjesë kyçe të skuadrës pas disa huazimeve në Ascoli, Empoli, FC Sion, Parma dhe Verona.



Read it all at Bota Sot