Shqipëria gati për “betejën” me Serbinë

- Bota Sot

Shqipëria gati për “betejën” me Serbinë

Në 5 ndeshjte e fundit të Kombëtaret në të gjitha garat, përfshirë edhe miqësoret, grupi i Sylvinho ka pësuar vetëm 1 gol.

Pikërisht, “mburoja e hekurt” me dyshen e qendrës Gjimshiti – Ajeti ka rezultuar gati në perfeksion.

Gjithçka filloi nga ndeshja Shqipëri – Andorra 3 – 0, për të vijuar me barazimin e “bardhë” ndaj Serbisë.

Pësuan vetëm një gol kundër Letonisë në transfertë dhe e kanë mbajtur portën të paprekur karshi Gjibraltar (miqësore) dhe Letonisë në “Air Albania”.

“Testi” i radhës dhe më i rëndësishmi do të jetë në Leskovac kundër grupit të Dragan Stojkoviq.

Mbrojtësit Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti janë gati të tregojnë versionin e tyre më të mirë, pastrimin e zonës nga krosime të rrezikshme, mbulimin një për një dhe fitimin e dueleve ajrore.

Në “letër” jo shumë e vështirë, por do të jetë fusha ajo që do jap verdiktin final..



Read it all at Bota Sot