Platini: Rikthimi tek Juventusi? Një histori dashurie nuk përjetohet dy herë

- Bota Sot

Platini: Rikthimi tek Juventusi? Një histori dashurie nuk përjetohet dy herë

Michel Platini ka hedhur poshtë mundësinë e një rikthimi të tij te Juventusi.

Nëse do të kthehem (për të marrë detyra drejtuese), do të jetë për të bërë diçka të mirë për futbollin, për gjithë futbollin, jo për një klub të vetëm,” – u shpreh ish-‘ylli’ francez gjatë Festivalit të Sportit në Trento.

“Tek Juventusi kam dhënë gjithçka: një histori dashurie nuk përjetohet dy herë.”

Platini foli edhe për Alessandro Del Pieron, një tjetër kandidat për rolet drejtuese te bardhezinjtë, duke e vlerësuar maksimalisht dhe duke lëshuar një ‘thumb’ ndaj trajnerëve të fundit të klubit lidhur me përdorimin e Kenan Yildizit:

“Alex ka qenë një lojtar i madh, një simbol i Juventusit.

Sa për Yildizin? Askush nuk vendos numrin 10 në krahë dhe jo në qendër.

Por duhet të pyesni trajnerët për këtë, jo mua…”

Ish-mesfushori francez u ndal edhe te kujtimet e tij si futbollist i Juventusit: “Pse isha i pëlqyer edhe nga ata që nuk ishin tifozë të Juventusit? Ndoshta sepse nuk kam tallur kurrë kundërshtarët, aq më pak tifozëritë.

Kam luajtur gjithmonë duke ndjekur filozofinë time: në Francë njerëzit që shkojnë në stadium janë spektatorë, ndërsa në Itali janë tifozë.”



Read it all at Bota Sot