Tuchel kapet me tifozët: Ishin shumë të heshtur!

- Bota Sot

Tuchel kapet me tifozët: Ishin shumë të heshtur!

Rezultatet në fushë janë ato që duhet edhe pse herë herë loja lë shumë për të dëshiruar.

Anglia e Thomas Tuchel është njëra prej ekipeve, të cilat do të shkojnë në Botëror si pretendete për të fituar trofeun e artë edhe pse tekniku gjerman ka lënë të kuptohet se fakti se ky çmim mungon prej shumë vitesh mund të jetë një faktor në turneun që do të mbahet në 2026-ën.

Mbrëmjen e kaluar “Tre luanët” ishin të impenjaur në një miqësore në Wembley ku pritën fqinjët e Uellsit. Edhe ky takim, ku trajneri gjerman eksperimentoi shumë me formacionin, rezultoi të ishte një sukses pasi falë golave të Morgan Rogers, Ollie Watkins dhe Bukayo Saka, u mbyll brenda 20’ të para.

“Për të përgatitur këtë ndeshje kishim në dispozicion vetëm një ditë e gjysmë.

Luajtëm shumë mirë pasi mund të kishim fituar 5-0 që në pjesën e parë. Stadiumi ishte shumë i heshtur.

Nuk mundëm që të merrnim energji nga shkallët e stadiumit. Bëmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”, tha trajneri gjerman për mikrofonët e “ITV Sport”.



Read it all at Bota Sot