Del Bosque për rastin Yamalin

- Bota Sot

Del Bosque për rastin Yamalin

Vicente del Bosque komentoi menaxhimin e Lamine Yamal, lojtarit të Barcelonës që ka shkaktuar tension midis klubit blaugrana dhe Federatës Spanjolle. Në një tryezë të rrumbullakët për sportin dhe shëndetin mendor, Del Bosque tha:

“Nuk futem në detaje. Luis de la Fuente di çfarë duhet të bëjë dhe do të veprojë në interes të Spanjës. Ai dhe Karanka po menaxhojnë situatën dhe do ta gjejnë formulën e duhur”.

Ish-trajneri, kampion bote më 2010 dhe Europe më 2012, shprehu admirim për Yamal: “Nuk pritet vetëm të japë performancë në fushë, por të jetë edhe njeri i mirë. Ka shumë njerëz rreth tij që e ndjekin, përfshirë shokët, presidentin dhe drejtuesit, që sjellja e tij të jetë gjithmonë korrekte”.

Del Bosque theksoi gjithashtu rëndësinë e ambicieve konkrete për Spanjën aktuale: “Kjo kombëtare duhet të ketë aspirata serioze për tituj. Ndonjëherë mund ta parakalojë edhe gjeneratën tonë, sepse janë dy kombëtare krejtësisht të ndryshme”.



Read it all at Bota Sot