Juventusi kërkon t’i ‘rrëmbejë’ Milanit portierin

- Bota Sot

Juventusi kërkon t’i ‘rrëmbejë’ Milanit portierin

Rinovimi i kontratës për Mike Maignan duket larg, duke i hapur rrugë portierit francez për një largim nga Milani.

Pas dështimit të negociatave për kontratën e re, e ardhmja e Maignan tashmë është e pasigurt. Kontrata aktuale skadon në qershor 2026, duke e bërë atë objektiv të shumë klubeve të mëdha, si nga Serie A, ashtu edhe nga liga të tjera evropiane.

Chelsea dhe Bayerni janë disa nga skuadrat që e ndjekin situatën e tij, ndërsa Juventusi po monitoron nga afër çdo zhvillim.

Talenti i Maignan është i njohur, edhe pa pritjen spektakolare ndaj Gatti që mbajti ndeshjen 0-0 në “Allianz Stadium” javën e kaluar. Portieri francez ka rikthyer formën e tij të lartë, duke mbuluar mungesën e Donnarumma dhe duke u bërë një nga gurët e rëndësishëm të Milanit. Me një pagë prej 2.8 milionë eurosh, rinovimi mbetet një mundësi reale, por pa shifra të ekzagjeruara.

Në muajt e ardhshëm priten bisedime intensive midis agjentëve të Maignan dhe klubeve të interesuara. Juventusi shpreson të përfitojë nga kjo situatë, pavarësisht se Di Gregorio mbetet një portier i besueshëm.

Nevoja për një portier lider, cilësi që Maignan i zotëron, është një nga arsyet kryesore që i shtyn bardhezinjtë të kërkojnë shërbimet e tij me urgjencë.



Read it all at Bota Sot