Mainoo pranë Napolit në afatin e dimrit

- Bota Sot

Mainoo pranë Napolit në afatin e dimrit

Napoli duket i vendosur të forcojë mesfushën në afatin kalimtar të janarit dhe një nga objektivat kryesorë është talenti i Manchester United, Kobbie Mainoo.

19-vjeçari, që është shndërruar në një nga yjet më premtues të Premier League, ka rënë në sy të drejtuesve italianë pas paraqitjeve të tij solide me “Djajtë e Kuq”.

Sipas mediave britanike dhe italiane, Napoli ka nisur kontaktet paraprake për një transferim të mundshëm huazimi me të drejtë blerjeje, duke parë që United më shumë e pëlqen që lojtari i tyre të ketë më shumë minuta larg “Old Trafford”.

Presidenti Aurelio De Laurentiis raportohet i gatshëm të bëjë një ofertë konkrete, me idenë që Mainoo të sjellë freski dhe cilësi në mesfushën e trajnerit Antonio Conte.

Një lëvizje e tillë do të ishte befasi në Serie A, pasi Mainoo shihet si një nga lojtarët më të  ardhme të ndrutshme te Anglia, ndërsa Napoli kërkon ta shfrytëzojë rastin për të bërë një goditje të madhe.



Read it all at Bota Sot